Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë

Paraburgim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaj për të pandehurin Y.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dhunë në familje.

Siç raportohet, më 20 tetor, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj nënës, motrës dhe vëllait të tij për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në ditën kritike për shkak të një mosmarrëveshje, i pandehuri revoltohet dhe e godet nënën e tij me shuplakë në fytyrë e me pas e godet edhe motrën pasi e njëjta kishte ndërhyrë për t’i ndarë, derisa aty kishte ardhur vëllai i tij duke e larguar nga të dëmtuarat, dhe pasi që i njëjti ishte larguar nga aty i pandehuri i drejtohet vëllait me fjalët se ‘kur vjen në shtëpi do të të mbys’, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë dhe shqetësim emocional”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshëm të të pandehurit në liri, ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë në rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar te të dëmtuarit, apo duke e përsëritur veprën penale.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 tetor dhe do të zgjasë deri më 20 nëntor.