Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet G.G.me vendbanim në Gjakovë për veprat “kanosje”, “lëndim i lehtë trupor”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Sipas njoftimit për media, i pandehuri për shkaqe xhelozie ka kanosur gruan e tij dhe vëllain e saj duke i kërcënuar e do t’i privojë nga jeta me armë AK 47.
Gjithashtu i njëjti i ka shkaktuar lëndime të lehta me thikë bashkëshortes së tij.
Të pandehurit pas bastisjes në shtëpinë e tij, i janë gjetur armë, municion dhe narkotikë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, gjithashtu të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që goditi me thikë bashkëshorten në Gjakovë
-
Burri i armatosur mbyll në shtëpi bashkëshorten e vëllain e saj, arrestohet
-
Një vit e tre muaj burgim burrit që kanosi gruan me armë në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj një burri që dhunoi bashkëshorten në Pejë
-
Video me armë dhe kërcënime ndaj ish-bashkëshortes, ndalohet një person në Obiliq