Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur më të premten në rrugën “Skënder Salihu” në Shtime, ku të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, tre prej të lënduarve janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa një person, për shkak të lëndimeve më të rënda, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, të cilat kanë sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj që dyshohet se janë përdorur gjatë rrahjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor” dhe mbetet në hetim.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje me thikë në Shtime, i lënduari transferohet në QKUK
-
Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike
-
E rrahin në sheshin e Shtimes, dërgohet në QKUK
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur