Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri të martën ka ndodhur një rrahje mes disa personave, si pasojë e së cilën një burrë ka pësuar lëndime trupore nga therja me thikë.
Për këtë rast Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave ka ardhur deri te rrahja, ku si pasojë lëndime trupore nga therja me thikë ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin tre meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa njëri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.