Dy persona janë therur mbrëmjen e së mërkurës në Vushtrri, si pasojë e një përleshjeje.
Sipas raportit të Policisë, rreth orës 19:00, në rrugën “Pandeli Sotiri”, dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi ishin sulmuar dhe therur me thikë nga tre persona të dyshuar.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nën veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh
-
Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
-
Dy të therur me thikë nga përleshja në Kalabri të Prishtinës
-
Arrestohen dy të dyshuar për therjen e një burri më 20 shtator në Skenderaj
-
Theren me thikë dy persona në Prishtinë