Një rrahje masive ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërbovac të Kllokotit. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në rast kanë qenë të përfshirë pesë të dyshuar dhe dy zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur në një kafene. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre të dyshuar, që dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit. Dy të tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati i Policisë.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar që pas intervistimit, të tre të dyshuarit të lirohen.
Rasti është nën hetime, ka njoftuar Policia. Vepra është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.
-
Arrestohet një polic për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë
-
Pesë të mitur arrestohen për rrahje
-
Policia parandalon rrahje mes të rinjsh në Mitrovicë, arrestohen 15 persona
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic për "sulm" në Prizren
-
Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”