Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje në një lokal në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar përfshirë dy shtetas serbë

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Tre persona, dy prej të cilëve shtetas serbë, janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në Fushë-Kosovë, për shkak të një përleshjeje fizike që dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje në një lokal.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21:20.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa gjatë incidentit janë dëmtuar edhe disa orendi të lokalit.

Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.