Dy persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:50, ku të dyshuarit pas një konflikti verbal në trafik, janë përleshur fizikisht mes vete.
Si pasojë e përleshjes, të dy personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje mes katër personave në Fushë-Kosovë, prej tyre tre shtetas të huaj
-
Përleshje në një lokal në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar përfshirë dy shtetas serbë
-
Plagoset një person në Fushë-Kosovë
-
Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj, i përfshirë edhe një shtetas i huaj
-
Aksident mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë, lëndohet një person