Policia e Kosovës ka parandaluar një përleshje të mundshme fizike mes dy grupeve të rinjsh në Mitrovicë, duke arrestuar 15 persona të dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së premtes, pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative lidhur me një përballje të mundshme mes grupeve të të rinjve.
“Njësitë policore të Stacionit Jugu në Mitrovicë kanë reaguar me shpejtësi dhe efikasitet, duke lokalizuar grupet dhe duke vendosur situatën nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar në dy lokacione të ndryshme dhe janë shoqëruar në stacionin policor. Intervistimi i tyre po zhvillohet në prani të prindërve dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorin kompetent.
“Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka theksuar përkushtimin e saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, vijon njoftimi.
-
Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë në veri, disa të arrestuar – dy të lënduar
-
U përfshinë në përleshje fizike, arrestohen gjashtë të dyshuar në Mitrovicë të Veriut
-
Rrihen mes vete dy grupe të rinjsh, tetë arrestohen
-
Arrestohet një vajzë në Mitrovicë pasi e rrahu një të mitur
-
Arrestohen 15 persona pasi u rrahën për një pronë