Të paktën gjashtë persona janë arrestuar të shtunën në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje.
Policia ka njoftuar të dielën se një 17-vjeçar me inicialet Ll.P., ka mbetur i lënduar në këtë përleshje.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën ‘Knjaz Millosh’, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeqar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Që të gjashtë të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48-orë.
-
Policia parandalon rrahje mes të rinjsh në Mitrovicë, arrestohen 15 persona
-
Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”
-
Gjashtë serbë arrestohen në Mitrovicë të Veriut, pas sulmit ndaj tre policëve
-
Përleshje në një lokal në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar përfshirë dy shtetas serbë
-
Arrestohet një vajzë në Mitrovicë pasi e rrahu një të mitur