Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se janë arrestuar dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës për një konflikt fizik në Prizren të shtunën.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Prizren në rrugën “Transiti i Vjetër” pas një konfrontimi verbal që eskaloi në dhunë. Bazuar në të dhënat dhe hetimin preliminar raportohet se gjatë këtij incidenti disa persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar (dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe tashmë i suspenduar për një rast tjetër). Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Sulm” nga neni 184, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar IPK-ja.
-
Arrestohet një polic për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë
-
IPK-ja arreston zyrtarin policor në Prizren nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet polici në Prizren, dyshohet për lëndim të rëndë të një personi
-
Rrihet një polic në Prizren nga personi që kërkohej nga gjykata
-
Katër të arrestuar pas sulmit me thikë në Prizren, ku u plagosën 3 persona