Një person është arrestuar të martën në Prizren pasi kishte sulmuar një zyrtar policor derisa ky po e verifikonte pasi figuronte në listën e personave në kërkim.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje në dënimit pasi kishte dy urdhërarreste aktive.
Polici i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor, e rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
“Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi pasi që kishte dy urdhër arreste aktive lëshuar nga Gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e plotë policor.
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Plagoset një person në Prizren
-
Shqelmoi policin dhe lëndoi dy zyrtarë gjatë arrestimit, arrestohet e dyshuara në Prizren
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor në "Rrugën B"
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt