Një person ka gjetur një mjet të pashpërthyer derisa po punonte në arën e tij, pranë binarëve të trenit në Rahovec. Ai ka njoftuar Njësinë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera të FSK-së, që kanë kryer asgjësimin e eksplozivit.
Heqja e tij është bërë me sukses, pa asnjë incident.
Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve në arën e tij, në afërsi të binarëve te trenit ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i EOD-së i FSK-së të cilët e kanë kryer asgjësimin e mjetit te dyshimtë eksploziv të pashpërthyer. Nuk ka pasur asnjë incident”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja
-
FSK-ja shpërthen mjetin që u gjet nga një banor në një fushë në Rahovec
-
Gjenden dy mjete të pashpërthyera, FSK-ja intervenon
-
Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Suharekë e Kamenicë
-
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në lumin Erenik, intervenon FSK-ja