Kronikë

IPK-ja arreston zyrtarin policor në Prizren nën dyshim për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të dielën mbrëma një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer “dhunë në familje”. 

IPK-ja ka thënë se ka pranuar në orët e pasdites informacionin se një polic në Prizren ka kryer veprën penale dhunë në familje. 

Ai është ndaluar për 48 orë. Zyrtari policor është suspenduar po ashtu. 

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK kishte pranuar informacione dje në orët e pasdites lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prizren ka kryer veprën penale dhunë në familje. Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka njoftuar IPK-ja.