Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
IPK ka pranuar të dielën informacione lidhur me dyshimin së një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare, në Pejë ka kryer këtë vepër.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij”, njoftoi IPK.
Pas veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
Hetuesit e IPK-së po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.
-
Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje një zyrtar policor i Njësisë Speciale
-
IPK-ja arreston zyrtarin policor në Prizren nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshim për dhunë në familje
-
Arrestohet një polic për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e tij
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim