Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka qëlluar me armë qenin e një shtetasi të huaj.
Rasti thuhet se ka ndodhur të hënën dhe po hetohet në drejtim të veprës penale “përdorim i armës”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesi mashkull, shtetas i huaj, ka njoftuar se me armë zjarri ishte qëlluar qeni i tij, nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin në cilësinë e dëshmitares është intervistuar një femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes thuhet se njësitet policore kanë konfiskuar armën, dy karikatorë, disa fishekë si dhe një gëzhojë.
I dyshuari thuhet se pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.