Një person është arrestuar në fshatin Vidaj të Klinës pasi kishte vrarë një qen.
Policia e ka iniciuar rastin si “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri duke e vra një qen. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë, dy fishekë të kalibrit 12 GA, 28 fishekë të kalibrit 9mm dhe dy leje të armëve me afat të skaduar”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Dorëzohet në polici personi që vrau qenin në Kaçanik
-
Shtiu me pushkë drejt qenit të komshiut, arrestohet
-
Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin
-
Arrestohet gjakovari që vrau qenin pasi ia sulmoi familjarët dhe qenin
-
Qëlloi me armë qenin e shtetasit të huaj, arrestohet burri nga Prishtina