Një person është dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik, pasi ka pranuar se me armë zjarri ka vrarë një qen.
Ndaj tij është iniciuar rast për tri vepra penale: armëmbajtje pa leje, përdorim i armës dhe keqtrajtim i kafshëve.
Siç ka njoftuar Policia, në mesditë një qytetar në fshatin Doganaj kishte raportuar se qeni i tij është qëlluar nga R.S. dhe si pasojë kafsha ka ngordhur.
Policia në vendin e ngjarjes ka kryer ekzaminimet dhe ka konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës së përdorur në rast.
I dyshuari më pas është dorëzuar në stacion dhe e ka dorëzuar armën e zjarrit dhe nëntë fishekë.
Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
-
Shtiu me pushkë drejt qenit të komshiut, arrestohet
-
Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin
-
Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë në Kaçanik
-
Vdiq një person, Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit