Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit që kërkohej nga Interpoli

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.H për veprat penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 281, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të kryera në vazhdimësi.

Sipas njoftimit, rasti do të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pas arrestimit të të pandehurit, i cili nga viti 2017 ka qenë i kërkuar nga Interpoli.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është pajtuar që ky rast të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pas arrestimit të të pandehurit Sh.H, i cili nga viti 2017 ka qenë i kërkuar nga Interpoli. Veprat penale i ka kryer si anëtar i një grupit kriminal, ndërsa te gjithë anëtarët e tjerë janë gjykuar dhe dënuar në Slloveni. Grupi ka vepruar kryesisht në territorin e Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.