Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj M.E. për posedim të narkotikëve, substancave psikotrope e analoge.
Prokuroria Speciale njoftoi se i pandehuri M.E. me dashje dhe me qëllim që vetës t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm ka vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar, të cilët pa autorizim kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar në shitje, e duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallura me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotikë të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.
Me këto veprime i pandehuri M.E. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe”.
-
I ngrihet aktakuzë për narkotikë një personi
-
Aktakuzë ndaj 10 personave për shitblerje të narkotikëve
-
Dyshohet se bleu marihuanë në Shëngjin për ta shitur në Kosovë, i ngrihet aktakuzë
-
Aktakuzë ndaj tre personave për kultivim të lëndëve narkotike
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për narkotikë