Prokuroria Speciale ka ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit Z.K. Prokuroria ka thënë përmes një komunikate se i akuzuari gjendet në arrati.
Sipas akuzës, i pandehuri në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., dhe D.S., kanë vepruar si grup me qëllim që pa autorizim të shpërndajnë, shesin, transportojnë, ndërmjetësojnë në shitje, duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallur me ligj si substanca të ndaluara, konkretisht substancë narkotike të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.
Me këto veprime Z.K. ka kryer veprën penale në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë ‘’Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
“Meqenëse i akuzuari Z.K., deri në momentin e ngritjes së aktakuzës ndodhet në arrati, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën se ka shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, rrjedhimisht është plotësuar kushti sipas nenit 234 paragrafin 2 të KPP, që aktakuza të ngritet edhe pa marrjen e deklaratës nga i pandehuri në procedurë paraprake”, njoftoi Prokuroria.
-
I ngrihet aktakuzë një personi për shpërndarje e shitje të marihuanës
-
Aktakuzë ndaj 10 personave për shitblerje të narkotikëve
-
Aktakuzë ndaj tre personave për kultivim të lëndëve narkotike
-
Aktakuzë ndaj një personi për trafikim me narkotikë, u zu nga policia duke ikur si për filma
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për narkotikë