Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për narkotikë

aktakuze

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngre aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarja dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Prokuroria Speciale ka thënë se është ngritur aktakuzë ndaj B.K. për narkotikë, ndërsa po ashtu edhe për veprën penale “shpëlarje parash”.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.K. akuzohet për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në vazhdim’’ nga neni 267 paragrafi 3 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Lidhur me veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet nga Prokuroria Speciale.