Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur në një konferencë për media se nga provat materiale të siguruara shihet se polici Muhamed Lika u vra të martën në mbrëmje në Kaçanik nga dy persona.
Deri tash nuk ka të arrestuar e as të identifikuar.
Kryeprokurori Burim Çerkini ka thënë se autorët shihen në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Ai ka thënë se autorët duken të rinj në moshë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutorët s’kanë përdorur maska, por kanë pasur kapela, sipas Prokurorisë. “Megjithatë, ka qenë natë dhe ka qenë zor të identifikohen”, ka thënë ai.
Prokuroria ka thënë se po punohet për të gjetur motivet e vrasjes së rëndë. Megjithatë, kryeprokurori ka hedhur poshtë pretendimet se vrasja ka të bëjë me grabitje të armatosur. “Qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi i policit”, ka thënë ai.
Çerkini po ashtu ka thënë se s’ka indikacione për probleme të mëhershme të policit, si në hetime apo edhe në çështje personale, që do të mund të zbardhnin motivin e vrasjes. “Kemi marrë dëshmi që mund të japin informacione e që mund të shpijnë deri në zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë tutje Çerkini.
Ai po ashtu ka thënë se nuk kanë mundur të ndërlidhin ndonjë motiv të djegies së e lokalit të rreshterit më 2021 me vrasjen e tij.
Polici u vra në shkallët e ndërtesës ku jetonte. Rasti ka ndodhur në mbrëmje, kur polici po kthehej nga puna.
Sipas prokurorisë, është përdorur një armë zjarri. Janë hasur katër gëzhoja. Personat që kryen vrasjen kanë ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë.
VIDEO: