Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Vërmicë ka ndaluar 15 persona, të cilët janë futur ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.
Në raportin e Policisë thuhet se ata kanë deklaruar se deri pranë kufirit janë sjellë nga tre persona me një furgon.
Ata thuhet se janë nga Siria, Somalia, Eritrea dhe Egjipti.
Rasti po trajtohet si kontrabandë me migrantë.
“Fsh. Vërmicë, Prizren / 26.10.2023 – 05:00. Njësia policore ka ndaluar 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, 3 nga Eritrea dhe 1 nga Egjipti, të cilët kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë futur në Kosovë”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për kontrabandim të 10 migrantëve
-
U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë që kaloi kufirin ilegalisht përmes rrugëve malore