Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën janë iniciuar dy raste të ndara të “kontrabandës me migrantë”, ku janë arrestuar katër persona dhe janë ndaluar disa migrantë të huaj.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:45 në zonën e Rugovës, ku policët nga Radavci kanë ndaluar një automjet të drejtuar nga një mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 12 persona, të cilët pas verifikimeve kanë rezultuar shtetas të Sudanit, me dokumente azilkërkimi nga Greqia. Sipas Policisë, i dyshuari po i transportonte migrantët drejt kufirit me Mali i Zi.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari me inicialet B.K. është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për Emigrantë në Magure.
Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në orën 20:35 në fshatin Seqishtë, në komunën e Hanit të Elezit.
Sipas Policisë, njësitet kufitare gjatë zbatimit të planit operativ “Migrimi ilegal”, përmes vëzhgimit me dron, kanë vërejtur dy persona duke kaluar ilegalisht kufirin nga fshati Bllacë në Maqedoninë e Veriut drejt territorit të Kosovës.
Afër pikëkalimit kufitar, policia ka identifikuar një automjet që po priste për transportimin e tyre. Njësitet policore kanë ndaluar automjetin dhe kanë arrestuar tre shtetas kosovarë, si dhe një shtetas nga Bangladeshi.
Edhe
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve me inicialet Q.C., P.L. dhe A.B. është iniciuar rasti “kontrabandë me migrantë”, ndërsa të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shtetasi nga Bangladeshi është trajtuar nga njësia e migrimit dhe është dërguar në Qendrën e Strehimit për Migrantë në Vranidoll.
Policia ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe një automjet me targa vendore dhe katër telefona mobilë.
-
Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit
-
Policia në kërkim të një burri në Gjilan, dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj
-
Ndalet një person në Muçibabë, në automjetin e tij u gjetën 11 migrantë
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për kontrabandim të 10 migrantëve