Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë

Kontrabande

ilustrim

Një person është arrestuar në Vërmicë të Prizrenit në orët e hershme të së martës pasi u zu në flagrancë nga Policia e Kosovës duke transportuar tre shtetas të Pakisanit.

Viktimat po trajtohen sipas ligjit për të huajt derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili është zënë në flagrancë duke transportuar tre meshkuj shtetas të Pakistanit. Viktimat e rastit janë duke u trajtuar sipas dispozitave të ligjit për të huaj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. 

Rasti po hetohet derisa është cilësuar si “Kontrabandim me migrantë”.