Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të kontrabandës me migrantë në Gjilan pasi gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion në rimorkio janë hasur gjashtë shtetas të huaj.
Sipas njoftimit të policisë, ata së bashku me drejtuesin e kamionit janë dërguar në stacionin policor për intervistim në prezencën e prokurorit. Shtetasve të huaj u është lëshuar vërtetimi për akomodim sipas procedurave dhe janë liruar.
Edhe shoferi i kamionit si i dyshuari i këtij rasti është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se aty ishin 6 persona meshkuj – shtetas të huaj. Të njëjtit së bashku me drejtuesin e kamionit janë sjellë në stacion ku ka qenë prezent edhe prokurori. Shtetasit e huaj pasi janë intervistuar të njëjtëve u janë lëshuar vërtetimet për akomodim sipas procedurave dhe janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me migrantë”.
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Policia në kërkim të një burri në Gjilan, dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Kapen gjashtë shtetas të Bangladeshit në Viti, kishin hyrë ilegalisht në Kosovë