Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje

Policia

Foto: Ilustrim

Policia po vazhdon me aksionet për shmangie nga tatimi në autoparkingje nëpër Kosovë.

Të enjten aksione u realizuan në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan. 

Policia njoftoi se janë evidentuar shkelje të ndryshme nëpër to. 

“Njësitet policore të DHKEK-së në koordinim dhe bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë realizuar një aksion inspektimi në  disa auto-parkingje në qytete të ndryshme si Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës”, thuhet në raportin e PK-së. 
Javën e kaluar Policia pati ndërmarrë aksione të ngjashme edhe në Gjakovë, Gjilan e Viti.