Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion të gjerë inspektimi që është realizuar në 35 autoparkingje në Gjilan dhe Viti.
Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.
"Me datën 17.07.2026 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese: Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka realizuar një aksion inspektimi në tridhjetë e pese (35) auto parkingje në qytetet Gjilan dhe Viti. Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje me të cilat janë marrë institucionet përkatëse’’, thuhet në raportin e PK-së.
-
65 auto-parkingje në Prishtinë shmangin tatimin
-
Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje
-
Inspektohen 29 autoparkingje në Gjakovë, dyshohet për shmangie nga tatimi
-
Biznese të paregjistruara, punë pa arkë fiskale, moslëshim kuponash fiskalë – vazhdojnë inspektimet
-
Në 32 auto-parkingje në Ferizaj evidentohen shmangie e tatimit