Njësitet policore po vazhdojnë aksionet nëpër parkingje. Të premten kanë inspektuar ato në Podujevë, Lipjan, Obiliq e Graçanicë.
Policia ka njoftuar se ka evidentuar shkelje si biznese të paregjistruara, ushtrim i aktivitetit pa arkë fiskale, moslëshim i kuponëve fiskalë, e të tjera shkelje.
“Njësitet policore në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë dhe ATK-në, gjatë inspektimeve nëpër parkingje në qytetet të ndryshme si; Podujevë, Lipjan, Obiliq, Graqanicë kanë evidentuar shkelje të ndryshme si: biznese të pa regjistruara, ushtrim i aktivitetit pa arkë fiskale, mos lëshim i kuponëve fiskal, punëtorë të pa regjistruar, biznese pa kontrata qiraje etj”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka deklaruar se inspektime të ngjashme do të vazhdojnë.
-
65 auto-parkingje në Prishtinë shmangin tatimin
-
Në 32 auto-parkingje në Ferizaj evidentohen shmangie e tatimit
-
Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje
-
Aksion për shmangie tatimi në 35 autoparkingje në Gjilan e Viti
-
Inspektohen 29 autoparkingje në Gjakovë, dyshohet për shmangie nga tatimi