Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep detaje për vdekjen e shtetases amerikane në Brezovicë

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një shtetase amerikane në Brezovicë të martën.

Në raportin 24-orësh, Policia ka thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit e kishin gjetur pa shenja jete skitaren e huaj në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Bashkëshorti i viktimës, shtetas britanik, kishte treguar se kishin qenë duke skijuar së bashku dhe viktima ishte zënë nga orteku i borës.

“Qendra e Skijimit, Brezovicë 13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.