Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për vdekjen e një 48-vjeçari në Lipjan

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetime për vdekjen e një 48-vjeçari që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komoran.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.