Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, ka njoftuar Policia e Kosovës që po e heton rastin.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, raportimi është bërë nga emergjenca. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 13.04.2026 – NN. Nga emergjenca është raportuar se në fshatin e lartë cekur është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person gjendet i vdekur në Fushë-Kosovë
-
Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë, Policia po e heton rastin
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një pacienti në Entin Special në Shtime
-
Policia nis hetimin për vdekjen e dy burrave në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
-
Policia nis hetimet për tri vdekje në Gjilan, Shtime e Leposaviq