Policia në Skenderaj ka njoftuar të premten se ka konfiskuar tetë pistoleta të kalibrave të ndryshëm dhe municion në sasi prej 520 copash.
Sipas njoftimit, në orët e pasdites Policia ka ndaluar një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit të detajuar janë zbuluar pistoletat dhe municionet.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim të armëve dhe municionit është arrestuar personi L. Z., shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj të dyshuarit, siç njofton Policia, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.
Artikuj të ngjashëm
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Sekuestrohet një armë në Skenderaj
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Policia gjen veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar, arreston të dyshuarin për armëmbajtje
-
Dy të ndaluar në Vushtrri, sekuestrohen armë dhe municione