Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një veturë e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.
Aksioni u realizua nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit.
“Gjatë këtij operacioni, policia ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze, të cilën kanë vazhduar ta trajtojnë njësitet kompetente të Policisë. Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion”, njoftoi Policia.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Edhe
Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë



Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen 3 të dyshuar në Prishtinë për armëmbajtje dhe shitblerje të substanca narkotike
-
Arrestohet një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga Maqedonia e Veriut
-
Sekuestrohet në Pejë BMW X6 e kërkuar ndërkombëtarisht, më pas i kthehet pronarit gjerman
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar