Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në Prizren ndalon dy dasma

Policia ka njoftuar se ka ndaluar mbajtjen e dy dasmave të cilat po zhvilloheshin në restorante në Prizren.

Në rastin e parë njoftohet se dasma po mbahej në një restorant në lagjen “Arbana” në rrugën Prizren-Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se kanë reaguar menjëherë në bazë të vendimit të Qeverisë duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë. Kurse pronarit të sallonit të dasmës i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AVUK-it dhe të njëjtit i është mbyllur biznesi deri në një vendim tjetër, ndërsa dasmorët e pranishëm janë shpërndarë.

Ndërkaq në një rast tjetër në rrugën “Kasëmbeg” po ashtu në Prizren është raportuar një aheng familjar në shtëpi. Në këtë rast njoftohet se është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë ndërsa të pranishmit janë shpërndarë nga aty.

“Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respektim të masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe të përgjithshme të vendimit të Qeverisë dhe ligjit anti Covid19, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marrë masat adekuate përkatëse”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm