Policia e Kosovës ka ndërprerë tri dasma në rajonin e Prizrenit të premten, në ditën kur ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për ndalimin e organizimit të ahengjeve familjare, në kuadër të masave anti-COVID.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në të tri organizimet janë shqiptuar dënime nga ana e inspektorëve, ndërsa janë shpërndarë dasmorët.
Tri dasmat janë vënë re në rrugën Tranziti i Ri, Tranziti i Vjetër dhe në rrugën Prizren-Suharekë.
Policia ka thënë në fund se do të vazhdojë me kryerjen e kontrolleve dhe moslejim të shkeljes së masave.