Arbëri

Ndërpritet dasma në Gjakovë, shpërndahen mysafirët

Policia e Kosovës, e ka ndërprerë një dasmë në fshatin Hereq të Gjakovës, shkaku i mosrespektimit të masave anti-COVID.

Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, ka njoftuar për KOHËN se rreth orës 18:30, Stacioni Policor i Gjakovës ka pranuar informatë se në një lokal të fshatin Hereq të kësaj komune, është organizuar një aheng familjar, dasmë dhe me këtë rast ka shkuar në vendin e ngjarjes.

"Policia ka vepruar së bashku me inspektorët e AUV-it dhe nga ana e AUV-it është shqiptuar dënim mandator (gjobë) si dhe janë larguar të gjithë mysafirët", ka thënë Xhurkaj.