Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia liron të dyshuarit për vjedhjet e kryera në Vushtrri

Stacioni Policor në Vushtrri ka identifikuar dy persona të dyshuar për kryerjen e pesë veprave penale kundër pasurisë të kryera kohë më parë në zonën e Komunës së Vushtrrisë.

Sipas një njoftimi të policisë rastet për të cilat dyshohen se i kanë kryer të dyshuarit në lokacione dhe kohë të ndryshme janë: ,,Vjedhje” dhe ,,Vjedhje grabitqare”.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzistimit të dyshimit të bazuar se personat e dyshuar S.O dhe S.M, shtetas të Republikës së Kosovës, janë të dyshuar se kanë kryer veprat penale në fjalë, ata janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit personat janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.