Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Vushtrri të dielën, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje”.
Sipas njoftimit policor, të dyshuarit kanë vjedhur elektromotor dhe vegla pune në një oborr në Sfaraqak.
“Arrestimi është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje, ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor dhe vegla të ndryshme pune”, thuhet në njoftimin policor.
Mjetet e vjedhura i janë kthyer pronarit, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’ Vjedhje’ Vushtrri, 22 maj 2022 Njësitet policore në kuadër...
Posted by Kosovo Police on Sunday, May 22, 2022
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Vushtrri
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Në Mitrovicë arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të cigareve elektronike
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda