Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre persona për vjedhje në Vushtrri

Tre persona janë arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë sot në orët e mëngjesit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, të dyshuarit kanë vjedhur në një dyqan në rrugën “Galip Badivuku”, derisa pas arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar gjërat e vjedhura.

“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa nga gjërat e vjedhura të cilat do të procedohen si dëshmi për veprën penale. Pas procedurave të intervistimit, për njërin nga të dyshuarit që kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata, i njëjti sipas urdhëresës është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.