Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së dielës kanë arrestuar në Vushtrri dy të dyshuar për rrëmbim.
Dyshohet se ata kanë futur në veturë një person dhe i kanë marrë një shumë të parave.
Të arrestuarit janë B.Z. (20) dhe E.B. (19). B.Z. i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy të dyshuarit pasi e kanë marrë viktimën mashkull/kosovar dhe e kanë futur në veturën e tyre, nga i njëjti kanë marrë një shumë të parave, më pas të dyshuarit ishin ikur në drejtim të panjohur. Mbi bazën e informacioneve fillestare dhe veprimeve të ndërmarra, policia kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar B. Z., 20 vjeçar dhe E. B.,19 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit B. Z., është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës.