Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar për rrëmbimin në Prishtinë të enjten mbrëma.
Sipas njoftimit, njëri është 18 vjeç me inicialet A.K. dhe tjetri Y.S. i mitur.
Policia ka bastisur edhe dy lokacione, ku është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorë në rast.
Në raportin e PK-së thuhej se: “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen
-
I mituri arrestohet pasi theri një të mitur tjetër
-
Tentim vrasje në Prishtinë, tre persona sulmojnë me thikë të miturin
-
Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, një i arrestuar