Policia e Kosovës ka pranuar një raport lidhur me një rast të rrëmbimit të ndodhur në “Veternik” më 18 shtator rreth orës 23:10 dhe për rastin ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuar kanë marrë me forcë viktimën mashkull, duke e futur në një veturë dhe më pas e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar. Viktima ka deklaruar se aty është mbajtur deri në orët e mëngjesit dhe ndaj tij është përdorur forcë fizike.
Gjatë veprimeve hetimore është identifikuar edhe një person i tretë i dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Me urdhër të gjykatës janë bastisur katër shtëpi dhe banesa, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie.
Dy të dyshuarit kryesorë janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit.
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Katër të arrestuar për një rrëmbim në “Veternik”, përfshirë një polic
-
Rrëmbehet një person, arrestohet një i dyshuar
-
Arrestohen edhe dy persona të tjerë për rrëmbimin në Veternik
-
Arrestohen dy të dyshuar për rrëmbimin e shtetasit të huaj, dy të tjerë në kërkim