Tetë persona janë arrestuar, përfshirë edhe një polic lidhur me një rast të rrëmbimit në lagjen “Veternik” në Prishtinë më 19 shtator. Katër prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkaq polici është suspenduar.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor. Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit. Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë”, thuhet në njoftim.