Policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuar për rrëmbimin e një shtetasi të huaj. Dy të tjerë të dyshuar janë në kërkim.
Shtetasi i huaj pati raportuar se ishte rrëmbyer më 29 korrik nga persona të panjohur, e se ishte rrahur e kërcënuar.
“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, më datën 31.07.2025 është arritur të lokalizohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku nga të njëjtit është sekuestruar edhe një armë zjarri -pistoletë e kalibrit 9 mm, pa karikatorë dhe fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast, po ashtu tek të dyshuarit është gjetur edhe portofoli me dokumente personale të ankuesit. Lidhur me rastin në kërkim policor janë edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit u dërguan në mbajtje.
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Rrëmbehet një person, arrestohet një i dyshuar
-
Arrestohen edhe dy persona të tjerë për rrëmbimin në Veternik
-
Dy të arrestuar për një rast rrëmbimi në Prishtinë
-
Shtetasi i huaj rrëmbehet dhe rrihet në Prishtinë – Policia nis hetimet