Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Iniciohen dy raste të rrëmbimit në Prishtinë

Policia

Policia e Kosovës i ka iniciuar dy raste për rrëmbim dhe vjedhje grabitqare në Prishtinë.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19:35, ku një person ka raportuar se disa persona të dyshuar e kanë futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit policor, janë kryer patrullime në afërsi të lokacionit, por s’është hasur vetura e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “rrëmbim”.

Ndërsa, një tjetër rast ka ndodhur në Hajvali, ku në orët e vona të së dielës, një person ka njoftuar se tre të dyshuar nën kërcënimin e armës, ia kanë marrë veturën, një telefon celular dhe ishin larguar.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar “rrëmbim/vjedhje grabitqare”.

Artikuj të ngjashëm