Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari nga Peja

Policia e Kosovës u ka kërkuar bashkëpunim qytetarëve për kapjen e Kujtim Gashit nga Peja, i cili dyshohet për veprën arratisja e personit të privuar nga liria. Policia njofton se i dyshuari është 27-vjeçar, i lindur në fshatin Qyshk të Pejës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.