Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizim të një personi të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Policia i ka publikuar të dhënat e të dyshuarit.

Personi i kërkuar është Kujtim Alimusaj, i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm.
“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale ‘Vrasje e mbetur nё tentativё’ Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen në Pejë
-
Policia në kërkim të një 20-vjeçari për plagosjen në Pejë
-
Policia e shpall në kërkim një burrë në Pejë, dyshohet për vrasje në tentativë
-
Vrasje në tentativë në Pejë, i dyshuari në arrati
-
Policia kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve për tentim vrasjen në Pejë