Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tre të dyshuarve për plagosjen që ndodhi të dielën në Pejë.
Personat e kërkuar janë: Arian (Misin) Qelaj, i lindur më 20.06.1981, Yll (Arian) Qelaj i lindur më 29.07.2003 dhe Altin (Rifat) Qelaj i lindur më 01.10.2005. sipas Policisë që të tre janë të lindur nё fshatin Maznik të Deçanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTё pandehurit kërkohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) - 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë - E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.
